Dy sfida të mëdha zhvillohen sonte në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën, duke filluar nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli pret Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Ylli vjen pas fitores së parë sezonale, e arritur javën e kaluar përballë Sigal Prishtinës, ndërsa Peja kërkon t’u rikthehet rezultateve pozitive pas disfatës ndaj Vëllaznimit. Përballja parashikohet të jetë mjaft intensive, duke pasur parasysh ambiciet e larta të të dyja skuadrave në këtë edicion.

Xhiron e katërt do ta mbyllë përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Sigal Prishtinës, ditën e dielë, duke filluar nga ora 19:30, në palestrën “Mizahir Isma”. Rahovecasit, ekipi i vetëm pa fitore deri më tani, do të zhvillojnë ndeshjen e tretë para publikut vendas në katër javët e para të sezonit. Vreshtarët synojnë ta shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre për të regjistruar fitoren e parë, ndërsa Sigal Prishtina udhëton drejt Rahovecit me objektivin për t’iu rikthyer rrugës së fitoreve.