Rayan Cherki shënon golin e tretë, Manchester City thellon epërsinë ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Cityt ka realizuar golin e tretë ndaj Liverpoolit, duke thelluar rezultatin në 0-3. Ky gol erdhi në ndeshjen e javës së gjashtë të Premier League.

Goli spektakolar u shënua nga Rayan Cherki, pas një aksioni model të ndërtuar me mjeshtëri nga bashkëlojtarët e tij dhe finalizuar në mënyrë perfekte prej vetë lojtarit.