Fibula prezanton oferta speciale për udhëtime në Dubai dhe Abu Dhabi
Agjencia e udhëtimit Fibula ka prezantuar një ofertë speciale për ata që ëndërrojnë të vizitojnë Dubain dhe Abu Dhabin. Kjo pako pesëditore ofron mundësinë për të eksploruar dy destinacione mbresëlënëse të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku arkitektura moderne, kultura e pasur dhe atmosfera autentike arabe ndërthuren në një udhëtim plot përvoja.
Çmimet për këtë udhëtim nisin nga 699 euro për person. Nisjet me këtë çmim janë planifikuar për datat 14, 21 dhe 28 tetor, 4 dhe 11 nëntor, si dhe 2 dhe 9 dhjetor.
Për datat 18 dhe 25 nëntor, çmimet fillojnë nga 955 euro për person, ndërsa për nisjen më 16 dhjetor, ato nisin nga 1.036 euro për person.
Në paketën e ofertës përfshihen: biletat e avionit vajtje-ardhje, transfertat nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas, akomodimi në hotel në Dubai, mëngjeset, shëtitjet me autobus sipas programit të përcaktuar, si dhe shoqërues në gjuhën shqipe gjatë gjithë udhëtimit. Gjithashtu, në disa prej vizitave do të ketë edhe guida vendase.
Për informacione të mëtejshme dhe për rezervime, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të agjencisë, www.fibula-ks.com, ose të drejtohen në zyrat e saj në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.
