Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara në Tiranë. Tubimet, të cilat shënojnë ditën e tretë, janë shoqëruar me përplasje të dhunshme në kryeqytet.

Në një përgjigje me shkrim dërguar agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejojë që dhuna të rrezikojë synimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Gjatë ditëve të fundit, protestat janë përshkallëzuar ndjeshëm, me mijëra studentë dhe qytetarë që kanë dalë në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Tubimi i së mërkurës shënoi një degradim të situatës, duke çuar në përplasje me Policinë dhe raportime për zjarre në disa godina qeveritare.