**I mitur ndalohet pasi kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë**
Policia e Kosovës njofton se dje, gjatë një patrullimi, ka ndaluar një automjet me targa serbe, i drejtuar nga një i mitur, shtetas kosovar. Ai dyshohet se kishte kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale, duke përdorur pika të paautorizuara.
Rasti ka ndodhur dje në orën 14:25.
Ndaj personit të ndaluar është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar, ndërkohë që procedurat e rregullta hetimore vazhdojnë.
