Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në tubimin e strukturave të Aleancës, që po mbahet sot në Prishtinë.
Takimi është organizuar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 16:00.
Në këtë takim, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pritet të shpalosë platformën politike të partisë dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës.
Sipas njoftimit të mëhershëm të partisë, takimi synon intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend./IndeksOnline/
