Michael Olise, Lojtari i Muajit Shtator në Bundesliga

Futbollisti francez Michael Olise, anëtar i skuadrës së Bayern Munich, është shpallur Lojtari i Muajit shtator në Bundesliga. Ai ka pranuar sot zyrtarisht këtë çmim, në shenjë vlerësimi për performancat e tij mbresëlënëse që në fillim të sezonit.

Olise ka pasur një start të shkëlqyer me fanellën e gjigantit bavarez. Lojtari 24-vjeçar ka qenë në formë të lartë, duke u treguar vendimtar në ndeshjet e luajtura.

Deri më tani, në gjashtë ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman, Olise ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asiste, duke dëshmuar rëndësinë e tij në sulmin e Bayern Munich.