Manchester City është shpallur së fundmi fajtor për 115 akuza.

Akuzat kanë të bëjnë me shkeljet financiare në vitet 2009-2018, pikërisht në kohën kur City u shndërrua në një nga gjigantët e futbollit anglez dhe botëror.

Siç raporton “Daily Mail”, Manchester City pritet të përballet me heqje të konsiderueshme pikësh, që do t’i rrëzonte automatikisht nga Premierliga në “Championship” dhe gjobë të majme rast se apeli i parashtruar i tyre refuzohet.

Flitej për një rënie edhe në ligën e katërt, apo “League Two” por që nuk qëndron kjo.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhojë kjo çështje./IndeksOnline/