Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa rrugë në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, do të jenë pa furnizim me ujë përkohësisht. Kjo ndërprerje vjen si pasojë e dëmtimit të një gypi kryesor të ujësjellësit me diametër 150 milimetra.
Sipas njoftimit zyrtar për konsumatorët, ndërprerja e furnizimit me ujë prek rrugët “Hyzri Talla”, “Ilir Durmishi”, “Besa” dhe “Fadil Ferati”, si dhe zonën përreth qendrës tregtare.
Për shkak të kompleksitetit të punimeve për riparimin e dëmtimit, Kompania e Ujësjellësit bën me dije se furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e prekur deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e plotë të furnizimit me ujë.
