Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare, e para pas anulimit të asaj të javës së kaluar, dhe që prej nisjes së protestave të dhunshme.

Masat e sigurisë janë të shtrënguara rreth godinës së Kuvendit. Policia ka rrethuar me gardhe metalike dhe kordonë sigurie të gjithë perimetrin e ndërtesës.

Brenda rrethimit janë futur një zjarrfikëse dhe një mjet i posaçëm uji me presion, të cilat janë pozicionuar në afërsi të hyrjeve kryesore.