Tre persona janë arrestuar të enjten në Deçan, nën akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit kishin tentuar të ndalonin automjetin e viktimës dhe më pas kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar për t’u proceduar në gjendje të lirë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tre meshkujve kosovarë, të cilët tentuan të ndalojnë automjetin e viktimës, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri. Pistoleta e dyshuar si arma e krimit është sekuestruar.