**Klinë: Arrestohet një person, sekuestrohet armë zjarri**

Dje, rreth orës 09:10, Policia në Klinë u njoftua për një rast kanosjeje mes dy të miturish. Ngjarja, sipas informacioneve, kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Gjatë hetimeve dhe intervistimit të palëve të përfshira, policia mori informacione për një rast tjetër, atë të posedimit të paligjshëm të armëve.

Menjëherë, efektivët policorë ndërmorën veprimet e nevojshme, identifikuan dhe arrestuan personin e dyshuar. Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua:

* Një armë zjarri AK-47
* Një karikator i saj

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.