Haziri lëshon ultimatum partive për Ligjin e Dhomave të Specializuara: Afat njëmujor për finalizimin në Kuvend
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka paralajmëruar se partive politike u është caktuar një afat prej një muaji për rishqyrtimin dhe përfundimin e procesit të ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.
Haziri theksoi se pret reflektim nga të gjitha forcat politike, në mënyrë që ky proces të përmbyllet me dinjitet.
“Ky ligj duhet të përmbyllet në Kuvendin e Republikës së Kosovës brenda një muaji. Ne presim që të gjithë bashkë të reflektojnë dhe ta finalizojmë me dinjitet këtë sfidë që kemi përballë Gjykatës Speciale, në mënyrë që ky kapitull dhe konfrontimet politike të marrin fund”, deklaroi Haziri.
