Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar drejt Budapestit me ftesë të homologut të saj, Presidentit hungarez András Baka, për të marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin hungarez, Presidentja Shiroka Pula do të zhvillojë një takim bilateral me Presidentin Baka.

Ceremonia përkujtimore shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Hungarisë, duke përkujtuar përpjekjen e popullit hungarez për liri dhe pavarësi. Në këtë ngjarje të rëndësishme, Presidentja Shiroka Pula do të jetë në mesin e rreth 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga mbarë bota.

Agjenda e Presidentes Shiroka Pula në Hungari përfshin edhe një takim me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron atje.