Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, merr letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Presidenti Van der Bellen vlerësoi marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe lidhjet e forta njerëzore mes dy vendeve. Ai theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri.
Presidenti austriak shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten Shiroka-Pula për forcimin e këtyre marrëdhënieve, drejt së ardhmes së përbashkët evropiane.
Van der Bellen ritheksoi përkushtimin e Austrisë për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai siguroi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e reformave dhe në përparimin e saj drejt integrimit evropian.
Në përfundim të letrës, Presidenti austriak i uroi Presidentes Shiroka-Pula suksese në përmbushjen e mandatit të saj.
