Kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare: Deri në 90 minuta në Jarinjë

Në disa pika kufitare të Kosovës, kryesisht në Jarinjë dhe Merdarë, po regjistrohen pritje të gjata për qytetarët që dalin nga vendi.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje nga Kosova, në pikën kufitare të Jarinjës, arrijnë deri në 90 minuta.

Në pikën kufitare të Merdares, pritjet variojnë nga 30 deri në 40 minuta. Ndërsa, në Bërnjak regjistrohen rreth 30 minuta dhe në Dheun e Bardhë deri në 25 minuta.

Pikat e tjera kufitare shfaqin ngarkesë më të ulët dhe kohëzgjatje pritjeje më të shkurtër.