“Duhet të shohim veten në pasqyrë,” thirrja e Harry Maguire pas humbjes së Manchester United
Pas humbjes shkatërrimtare 0:3 ndaj Bournemouthit, në kuadër të javës së tetë të Premier League, mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka bërë thirrje për reflektim dhe përgjegjësi nga futbollistët e skuadrës.
Mbrojtësi anglez theksoi se skuadra duhet të gjejë një mënyrë për të reaguar, duke nisur nga një analizë individuale e çdo lojtari dhe rishikimi i kontributit personal në ekip.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje, ta pyesim veten dhe të shohim në pasqyrë – kjo është gjëja më e rëndësishme,” deklaroi Maguire. “Duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë dhe çfarë kontributi shtesë mund t’i japim ekipit. Nëse e bëjmë këtë, do të arrijmë diku.”
Pas kësaj humbjeje, “Djajtë e Kuq” mbeten me shtatë pikë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Bournemouth arrin nëntë pikë.
