Kongresisti amerikan Joe Wilson ka përgëzuar qytetarët e Serbisë për fushatën zgjedhore, duke veçuar studentët për atë që e cilësoi si vendosmëri historike dhe patriotizëm në përpjekjet për rikthimin e sundimit të ligjit në Serbi.
Në një reagim në platformën X, Wilson tha se tani nis puna e vështirë, duke shprehur pritshmëri për një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Amerikanët u dërgojnë përgëzime të përzemërta qytetarëve të Serbisë për një fushatë zgjedhore të zhvilluar me shumë përpjekje, e veçanërisht studentëve, të cilët treguan vendosmëri historike dhe patriotizëm në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre”, shkroi Wilson.
“Tani nis puna e vështirë. Pres me padurim një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi. /Gazeta Express
Americans send heartfelt congratulations to the people of Serbia on a hard-fought election campaign and especially to the Students who showed historic determination and patriotism in their mission to restore the rule of law in their country. Now, the hard work begins. I look forward to a renewed relationship between Serbia and the United States! God bless Serbia.
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) October 25, 2026
