**PDK shpenzon 212.394 euro në tremujorin korrik-shtator 2026**

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të tremujorit korrik-shtator 2026 për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre raporteve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 212.394 euro në periudhën e lartpërmendur.

Raportet e plota tremujore, që mbulojnë periudhën korrik-shtator 2026, janë të qasshme në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, në lidhjen direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/