**Skandal në Botërorin e Mundjes: Pastruesja fshin tapetin me flamurin e Barcelonës**
Një video që ka shkaktuar reagime të shumta dhe po qarkullon gjerësisht në internet, tregon një punonjëse pastrimi duke përdorur një flamur të klubit të njohur spanjoll, FC Barcelona, për të fshirë tapetin e mundjes gjatë Kampionatit Botëror të Mundjes. Ngjarja ka ndodhur në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, ku po zhvillohen këto kampionate.
Videoja, e shpërndarë fillimisht nga gazetari Andrzej Poczobut më 29 tetor 2026, u bë shpejt virale në të gjithë botën. Poczobut theksoi në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter): “Skandal në Kazakistan! Gjatë Kampionatit Botëror të Mundjes që po zhvillohej në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, një pastrues përdori flamurin e Barcelonës për të pastruar tapetin e mundjes.”
Ky veprim ka ngjallur debat të ashpër dhe irritim, veçanërisht mes tifozëve të futbollit dhe atyre të klubit katalanas, të cilët e konsiderojnë këtë një shenjë mosrespekti.
