Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ka komentuar bisedimet, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara duhet të abstenojnë nga paraqitja e “kërkesave të tepruara”.

Ministria shtoi se takimet u zhvilluan “në një atmosferë të mbushur me mosbesim, dyshim dhe pasiguri”, pas më shumë se 40 ditësh “lufte të imponuar” dhe pak kohë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Baghaei, cituar nga BBC, theksoi për Rrjetin Studentor të Lajmeve të Iranit se nuk duhej pritur që një marrëveshje të arrihej brenda një seance të vetme. Ai shtoi: “Nuk besoj se dikush kishte pritshmëri të tilla.”

Megjithatë, ai nënvizoi se “diplomacia nuk përfundon kurrë”.