Jude Bellingham: 50 Gola me Real Madridin, Hyn në Histori
Mesfushori anglez, Jude Bellingham, ka regjistruar një tjetër arritje të rëndësishme me fanellën e Real Madridit.
Goli i tij i 50-të për gjigantin madrilen erdhi në fitoren 3-0 ndaj Racing Santanderit.
Këtë shifër të rëndësishme, 23-vjeçari e arriti në ndeshjen e tij të 154-t me Real Madridin, që prej transferimit nga Borussia Dortmundi në vitin 2023.
Me këtë gol, Bellingham bëhet lojtari i 50-të në historinë e Real Madridit që arrin kuotën e 50 golave, raporton “Gazeta Express”.
Ai është gjithashtu anglezi i dytë që shënon të paktën 50 gola për një klub të madh spanjoll, pas legjendës Gary Lineker, i cili realizoi 52 gola me Barcelonën.
Pas ndeshjes, Bellingham shprehu kënaqësinë për këtë arritje, duke theksuar se është diçka shumë e veçantë jo vetëm për ambiciet e tij personale, por edhe për skuadrën.
