**Kosova U19 Femra Nis Mbarë Kualifikueset, Mposht Thellë Moldavinë**

Përfaqësuesja e Kosovës U19 për femra e ka nisur me sukses fushatën e saj kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Vajzat e Kosovës, të njohura si “Dardanet”, mposhtën Moldavinë me një rezultat bindës 6-0, duke treguar një dominim të plotë gjatë gjithë takimit.

Dygolëshe realizuan Januzi dhe Meha, ndërsa nga një gol shënuan Lecaj dhe Sinani.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë pas tre ditësh kundër Lituanisë.