Alphonso Davies ishte shumë pranë transferimit te Real Madridi në vitin 2024, por një seri dëmtimesh i ka penguar ëndrrat e tij.

Sipas gazetarit Andrea Losapio, në një shkrim retrospektiv për “Tuttomercatoweb”, futbollisti kanadez kërkonte një kontratë me kushte financiare mjaft të larta, të cilat Real Madridi ishte i gatshëm t’ia ofronte.

Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua. Për më tepër, periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për mbrojtësin e krahut të majtë. Dëmtimet e njëpasnjëshme i kanë ndërprerë vazhdimësinë në fushë, duke rezultuar në një numër të pakët minutash loje gjatë dy sezoneve të fundit.

Davies, i cili pikërisht sot feston ditëlindjen e tij të 26-të, ka shënuar 262 paraqitje me Bayernin që nga viti 2019, kur ai iu bashkua klubit. Kontrata e tij aktuale me gjigantin gjerman skadon në vitin 2030, duke siguruar kështu që e ardhmja e tij të mbetet e lidhur me klubin bavarez edhe për disa vite. Ky lajm është përcjellë nga “Gazeta Express”.