**Fushë Kosovë: Gruaja arrestohet, dyshohet për kanosje ndaj një burri pas mosmarrëveshjes**
Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë në vazhdën e një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 06:00.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e dyshuara, shtetase kosovare, u ndalua pas denoncimit. Pas arrestimit dhe me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.
Burimi: Policia e Kosovës / Indeksonline
