Kombëtarja e Kosovës, e njohur si “Dardanët”, ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes eliminatore kundër Izraelit.
Për dallim nga ditët paraprake, futbollistët e Kosovës stërvitjen e sotme e zhvilluan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjithë futbollistët ishin në dispozicion të trajnerit dhe shfaqën formë të mirë fizike, çka tregon për përgatitje optimale.
Sfidat e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ kundër Izraelit do të luhet të shtunën, duke filluar nga ora 15:00, po në stadiumin “Fadil Vokrri”.
