Maran motivon futbollistët pas ngjitjes në Ligën B: E meritonim këtë arritje

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Rolando Maran, ka mbajtur një fjalim motivues për futbollistët e tij pas suksesit të arritur në UEFA Nations League, duke i përgëzuar për kualifikimin dhe përkushtimin e treguar.

Shqipëria ka siguruar ngjitjen në Ligën B të UEFA Nations League, një arritje e cila është pritur me entuziazëm të madh nga lojtarët dhe stafi kuqezi.

Në fjalën e tij pas ndeshjes, Maran u shpreh drejtpërdrejtë para futbollistëve, duke theksuar se: “Ata që e duan këtë fanellë, mund të jenë vetëm krenarë për ju. E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë, ashtu siç duhej të ishte. Ua kisha thënë edhe para ndeshjes, në fjalimin tim, se e meritonim të ishim këtu dhe t’ua dhuronim këtë gëzim tifozëve tanë. Ju përgëzoj!”

(Burimi: Indeksonline)