Irlanda pa kapitenin Nathan Collins në përballjen me Kosovën
Kombëtarja e Republikës së Irlandës do të përballet me Kosovën pa kapitenin Nathan Collins. Ndeshja, e vlefshme për Ligën e Kombeve, do të luhet të martën.
Mbrojtësi i Brentfordit pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Austrisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj “Dardanëve”.
Mungesa e Collins është konfirmuar nga përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson. Ky i fundit njoftoi se futbollisti është kthyer te klubi i tij për ekzaminime të mëtejshme. Lajmi u raportua nga mediat irlandeze, përfshirë RTÉ Sport dhe The Irish Times.
Ndërkohë, sipas “The Irish News”, Jake O’Brien shihet si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Collinsin në formacionin titullar.
Përzgjedhësi Hallgrímsson theksoi se Irlanda ka alternativa të shumta dhe shprehu besimin se kushdo që do të marrë vendin e kapitenit do ta kryejë me sukses detyrën.
Kosovës dhe Irlandës do të përballen të martën, më 17 nëntor, në Dublin. Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për fatin e grupit në Ligën e Kombeve.
