**Presidenti Trump arrin në Kinë, do të takohet me Xi Jinping dhe Putin**

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin Shenzhen të Kinës. Ai pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Të tre udhëheqësit janë pjesëmarrës në një samit të liderëve të Azisë-Paqësorit, organizuar nga Kina.

Si pasojë e këtij takimi, siguria dhe mbikëqyrja janë rritur ndjeshëm në disa zona të qytetit gjatë orëve të fundit. Ky samit, i cili bashkon tre nga liderët më të fuqishëm botërorë, konsiderohet i paprecedentë, raporton BBC.

Ndërkohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugët kryesore të Shenzhenit për të përshëndetur kolonën presidenciale të Trumpit.

Paraprakisht, presidenti Xi Jinping është takuar me Vladimir Putinin, të cilin e ka cilësuar si një “mik të vjetër”.