**Lipjan: Arrestohet për shitje veturash të marra me qera**

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se ka arrestuar një person në Lipjan, i dyshuar se ka shitur vetura të cilat i kishte marrë më parë me qera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar më 17 nëntor 2026. Ai dyshohet se, pasi kishte marrë me qera disa automjete nga një ankues, i kishte shitur ato pa autorizim.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.