Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti lidhur me një vendparkim.