Antonio Rüdiger ka dalë në mbrojtje të sulmuesve të Real Madridit, të cilët shpesh vihen në shënjestër të kritikave për kontributin e tyre në detyrat mbrojtëse.
Mbrojtësi gjerman mori si shembull Kylian Mbappén, duke ngritur pyetjen retorike se pse një sulmues i një kalibri të tillë do të duhej të kryente punë mbrojtëse.
“A duhet t’i them një lojtari që ka shënuar 100 gola për Real Madridin në dy vite, si Kylian Mbappé, që të bëjë punën time? Nuk ka kuptim”, deklaroi Rüdiger në një intervistë për ‘The Athletic’.
Ai kujtoi gjithashtu periudhën kur sulmi i Real Madridit përbëhej nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, duke theksuar se skuadra arriti suksese të jashtëzakonshme edhe pa qenë e nevojshme që të gjithë sulmuesit të përqendroheshin te detyrat mbrojtëse.
