**ASK: Rriten lindjet e shkurorëzimet, bien martesat në shtator 2026**
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat paraprake mujore për lëvizjet demografike në shtatorin e vitit 2026, duke treguar një rritje të numrit të lindjeve dhe shkurorëzimeve, ndërsa numri i martesave shënoi rënie.
Gjatë muajit shtator 2026, në Kosovë u regjistruan gjithsej 2 556 lindje, prej të cilave 1 378 meshkuj dhe 1 178 femra. Kjo paraqet një rritje prej 2.2% krahasuar me muajin gusht të të njëjtit vit. Në të njëjtën periudhë, u regjistruan 861 vdekje (462 meshkuj dhe 399 femra), duke shënuar një rënie prej 11.0% krahasuar me muajin paraprak.
Sa i përket ndryshimeve në statusin civil, në shtator u regjistruan 1 215 martesa (kurorëzime), numër ky që shënon një rënie të theksuar prej 37.5% në krahasim me gushtin 2026. Ndërkaq, numri i shkurorëzimeve shënoi një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 151 raste. Kjo përbën një rritje prej 55.7% krahasuar me muajin gusht.
Këto të dhëna administrative, të përmbledhura nga ASK, vijnë nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
