Real Madridi ka arritur të barazojë rezultatin në 1:1 ndaj Celta Vigos në minutën e 66-të, falë golit të shënuar nga Jude Bellingham, në një takim të LaLigës që po zhvillohet në minutën e 67-të.

Mysafirët kishin kaluar të parët në epërsi qysh në minutën e 6-të me anë të Pablo Duránit pas asistimit të Williot Swedbergut, ndërsa në minutën e 39-të Kylian Mbappé humbi penalltinë për vendasit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 0:1.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të çarë mbrojtjen e Celta Vigos në fraksionin e dytë, Jude Bellingham gjeti golin e barazimit 1:1 në minutën e 66-të, duke rikthyer shpresat dhe ritmin e plotë për skuadrën madrilene./IndeksOnline/