Milani interesohet për Bruno Fernandesin, synon transferimin pa shpërblim
Milani po ndjek me vëmendje situatën e kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta transferuar si lojtar të lirë verën e ardhshme.
Mesfushori portugez, 29-vjeçar, raportohet se ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa klubi anglez, Manchester United, ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një vit shtesë.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, Milani shpreson të përfitojë nga kjo situatë e paqartë kontraktuale e lojtarit.
Megjithatë, trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, dëshiron ta mbajë portugezin në skuadër dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e kapitenit të tij.
