Ndërprerje e Furnizimit me Ujë në disa Lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, si pasojë e dëmtimit të një tubacioni kryesor.

Dëmtimi, sipas njoftimit të kompanisë, ka ndodhur gjatë punimeve të një kompanie private në zonën pranë Hotel Grandit.

Si rezultat i këtij defekti, pa ujë kanë mbetur këto lagje dhe zona:

* Dardania
* Lakrishtja
* Kalabria
* Një pjesë e Ulpianës, në drejtim të FSK-së
* Rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë tubacionit në këto drejtime.

KRU “Prishtina” bën të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme.