Goditje për Interin: Calhanoglu jashtë fushave për 3-4 javë

Klubi i Interit është përballur me një lajm jo të mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të mesfushorit Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk do të mungojë në fushën e lojës për një periudhë prej 3 deri në 4 javë, si pasojë e një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.

Sipas raportimeve të portalit sportiv italian “Tuttomercatoweb”, Calhanoglu pritet të humbasë të paktën shtatë ndeshje kyçe të ekipit zikaltër.

Në listën e sfidave ku ai do të mungojë përfshihen ato kundër Stuttgartit, Genoas, Frosinones, Borussia Dortmundit dhe Torinos, si dhe përballja ndaj Genoas në kuadër të Kupës së Italisë.

Përveç këtyre, e paqartë mbetet edhe prania e tij në takimin kundër Lecces, i programuar për më 18 dhjetor.

Klubi italian shpreson ta rikuperojë mesfushorin turk në kohë për Superkupën e Italisë, ku më 22 dhjetor Interi do të përballet me Lazion.