Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova 5”, Adriani u është përgjigjur ndjekësve në Instagram për atë që, sipas tij, është pyetja më e shpeshtë që i bëjnë këto ditë. Çfarë do të ndodhë mes tij dhe Antonetës?

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Adriani e kishte shprehur hapur pëlqimin për të. Edhe Antoneta kishte treguar në dhomën e rrëfimeve se nuk i kishte ndodhur më parë t’i pëlqente dikush kaq shpejt.

“Mendoj se jam i vetmi që e ka marrë seriozisht në Big Brother. Siç e kam thënë edhe në shtëpi, më duhet më shumë se një femër e bukur”, ka shkruar Adriani.

Ish-banori thotë se do ta presë Antonetën për të parë si do të shkojë njohja e tyre larg kamerave.

“Më duhet një lidhje e vërtetë, dhe për të kuptuar nëse ka lidhje mes nesh, duhet të pres derisa ajo të dalë jashtë. Dhe po, sigurisht që do t’ju mbaj të informuar :)”, u ka shkruar ai ndjekësve.