Sami Lushtaku lidhur me bashkëpunimin PDK-VV: UÇK-ja është më e rëndësishme se partitë politike!
Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, është shprehur në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) rreth tentativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Në këtë kontekst, Lushtaku ka theksuar rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përtej dallimeve partiake.
“UÇK-ja është më e rëndësishme se partitë politike”, ka deklaruar Lushtaku për portalin Indeksonline.
