Presidenti nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nderoi kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, me rastin e Ditës së Çlirimit.
Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit theksoi se sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë sonë dhe është pjesë thelbësore e ndërgjegjes kombëtare.
Ai nënvizoi detyrimin moral që kujtesa dhe vepra e tyre të ruhen me dinjitet dhe t’u transmetohen brezave të ardhshëm, si një burim frymëzimi.
Mesazhin e tij, Presidenti Begaj e përmbylli me urimin: “Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”
