**Vinicius Jr. me mesazh për Bayernin pak orë para ndeshjes vendimtare**
Vinicius Jr. ka nxitur edhe më tej rivalitetin mes Real Madridit dhe Bayernit të Mynihut, pak para sfidës vendimtare.
Sulmuesi brazilian ka postuar një fotografi nga një ndeshje e zhvilluar dy vite më parë, duke i dërguar skuadrës gjermane mesazhin se ata janë gati të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë.
“Ne jemi gati. Hala Madrid!” – ka shkruar Vinicius në postimin e tij.
Kujtojmë se Bayern Mynih e ka fituar ndeshjen e parë kundër Real Madridit me rezultatin 2-1, ndërsa sonte do të mësohet cila prej tyre do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
(Burimi: IndeksOnline)
