Bastisje në Skenderaj: Sekuestrohen pesë armë dhe qindra fishekë

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në Skenderaj, pas marrjes së informacioneve se një person kishte ekspozuar një armë zjarri në rrjetet sociale. Si rezultat i këtyre informacioneve, personi i dyshuar u identifikua dhe lokalizua shpejt.

Të martën, bazuar në dyshime të arsyeshme, u krye një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municionesh, si vijon:

* Tre armë të shkurta (pistoleta);
* Dy armë të gjata;
* 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari u mor në pyetje në lidhje me posedimin e paautorizuar të armëve dhe posedimin e armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti do të vazhdojë të hetohet sipas procedurave të rregullta ligjore. Ndaj tij është iniciuar një procedim penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.