Ka nisur procesi i intervistimit të kandidatëve për bordin e RTK-së; Kusari: Ne po monitorojmë
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka njoftuar fillimin e procesit të intervistimit të kandidatëve për postet e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Përmes një postimi në Facebook, Kusari theksoi se ky proces do të jetë nën monitorim të kujdesshëm.
“Ka nisur procesi i intervistimit të kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së. Ne po monitorojmë,” ka shkruar ajo.
