Avokati kërkon 1.5 milion euro dëmshpërblim për policin e plagosur në Banjskë

Avokati Naim Rudari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 1.5 milion eurosh për policin Alban Rashiti, i cili pësoi lëndime gjatë sulmit në Banjskë. Kjo kërkesë u paraqit gjatë seancës gjyqësore të sotme, si pjesë e fjalës përfundimtare në procesin që po zhvillohet lidhur me rastin “Banjska”.

Në seancën e sotme, përfunduan gjithashtu fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Seanca e radhës është caktuar për datën 20 prill, ku pritet të vazhdojë fjala përfundimtare e të akuzuarve dhe avokatëve të tyre mbrojtës.

/IndeksOnline/