Kombëtarja Udhëton Drejt Varshavës, Gati Për Përballjen Me Poloninë
Kombëtarja shqiptare e futbollit është nisur drejt Varshavës, kryeqytetit të Polonisë.
Kuqezinjtë do të përballen nesër me ekipin kombëtar të Polonisë, në një ndeshje të vlefshme për fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, duke nisur nga ora 20:45.
Në rast fitoreje, Shqipëria do të kalojë në finalen eliminatore, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Suedisë, me qëllim sigurimin e biletës për në Kampionatin Botëror.
