Distria Krasniqi është mbretëreshë e Evropës në xhudo.

Garuesja kosovare e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, shkruan “Gazeta Express”.

Pas triumfit, trajneri, Driton Kuka dhe Distria Krasniqi u shfaqën mjaft të emocionuar.

Përmes një videoje ata ngritën dy gishta, duke simbolizuar 11 medaljet e arta që i ka fituar Distria Krasniqi.