**Bajrami i Vetëvendosjes: Opozita kërkoi zgjedhje vetëm një orë pas dekretit, nuk ofroi asnjë emër për President**

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka deklaruar në emisionin “Pressing” të televizionit T7, se opozita aktualisht po kërkon zgjedhje të reja.

Ai theksoi se vetëm një orë pas miratimit të dekretit, partitë opozitare filluan të diskutonin për datën e zgjedhjeve.

Bajrami shtoi se opozita nuk propozoi asnjë emër për postin e Presidentit, duke treguar qartë se qëndrimi i tyre është orientuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Vullneti politik tregon se 51% janë për të qeverisur me vendin. Çështja e Presidentit kërkon më shumë: të paktën jepni një emër. Unë e kam ditur që nuk do të japin emër,” deklaroi ai.

“Shtatë ditë para fundit ata po pozicionohen për zgjedhje. Një orë pas dekretit e kanë kërkuar datën e zgjedhjeve,” përfundoi Bajrami.