Një person i dyshuar mashkull kosovar është arratisur dje nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku po qëndronte në trajtim të detyruar me vendim gjykate.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 15:20, ndërsa autoritetet janë njoftuar menjëherë për largimin e tij nga institucioni shëndetësor, shkruan IndeksOnline.

Nuk janë bërë të ditura ende rrethanat se si ka arritur i dyshuari të arratiset nga reparti që është nën masa të shtuara sigurie.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është në procedurë hetimore dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe kapjen e personit në fjalë.