“Karrigia ku ulej nëna mbeti e zbrazët” – Mesazhi prekës i Shaqir Totajt pas vdekjes së saj
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe që i ofruan ngushëllime atij dhe familjes së tij gjatë tri ditëve të fundit.
Ai theksoi se jeta vazhdon, megjithatë karrigia ku ulej nëna e tij ka mbetur e zbrazët.
“Dua të falënderoj secilin që mori pjesë në varrimin e nënës dhe që erdhi për ngushëllime gjatë tri ditëve të kaluara. Të gjithë ju, familjarë, miq, shokë, kolegë e dashamirës, na e keni lehtësuar përballjen me dhimbjen që shkaktoi humbja e nënës. Megjithatë, jeta vazhdon, por KARRIGIA ku ulej NËNA MBETI E ZBRAZËT”, ka shkruar Totaj.
