**Ministria e Industrisë publikon çmimet e reja tavan të karburanteve; nafta shtrenjtohet me dy centë**
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë publike çmimet maksimale të lejuara për tregtimin e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të ministrisë, nafta mund të shitet deri në 1.65 euro për litër, benzina deri në 1.42 euro për litër, ndërsa gazi i lëngshëm (LPG) deri në 0.87 euro për litër.
Krahasuar me ditën e djeshme, çmimi tavan për naftën ka shënuar një rritje prej dy centësh. Po ashtu, edhe çmimi tavan i benzinës është rritur me të njëjtën vlerë, dy centë.
